Dyshohet se 33-vjeçaren nga Fushë Kosova e mbyti motra

Dyshohet se 33-vjeçaren nga Fushë Kosova e mbyti motra

Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka mbetur e vdekur mesditën e sotme. Policia ka deklaruar se dyshohet për vdekje të dhunshme.

Sipas informatave nga vendngjarja, dyshohet se viktima dhe dorasja janë motra, ndërkaq raportohet se e dyshuara e ka mbytur motrën në mënyrë të dhunshme.

Se ka dyshime për vdekje të dhunshme, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ka elemente të vdekhes së dhinshme, por rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0