Dokumentet britanike: Clintoni e refuzoi çajin me Mbretëreshën Elizabetë

Dokumentet britanike: Clintoni e refuzoi çajin me Mbretëreshën Elizabetë

Gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, e kishte refuzuar ftesën për të pirë çaj me Mbretëreshën Elizabetë, pasi dëshironte të shëtiste si turist i rëndomtë.

Pas hapjes së dokumenteve të arkivit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, u bë e ditur se presidenti Clinton dhe zonja e parë, Hillary Clinton, kishin plane të tjera se si do ta kalojnë kohën në Londër, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet se çfarë donte të bënte pas fjalës së tij, ekipi i Clintonit nuk kishte “ide të qartë”, por që presidenti “donte të ishte turist” dhe donte të vizitonte një kopsht dhe dyqane dhe të provonte ushqim indian me Kryeministrin Blair , shkroi Phillip Barton, sekretari i Tony Blair-it.

Ai shtoi se amerikanët nuk preferonin të darkonin në ambientet e Chequers, e cila gjendet në Buckinghamshire, por që donin të shëtisnin dhe të blinin dyqaneve.

Ata darkuan të gjithë së bashku në restorantin “Le Pont de la Tour” dhe shpenzuan rreth 360 dollarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0