Dështon seanca e Kuvendit për rimëkëmbjen ekonomike, s’ka kuorum

Dështon seanca e Kuvendit për rimëkëmbjen ekonomike, s’ka kuorum

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Seanca ka dështuar si rezultat i mungesës së një numri të deputetëve. Kjo është konfirmuar nga stafi i Vjosa Osmanit për Gazetën Express.

“Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Do të mbahet të mërkurën”, thanë për Express.

Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.  

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0