Dështon seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Dështon seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme e thirrur nga dy partitë opozitare LDK-ja dhe VV-ja për të diskutuar për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga qeveria.

Fillimisht seanca e cila ishte planifikuar të niste në ora 10:00, dështoi në mungesë kuorumi. Më pas kryeparamentari Veseli njoftoi se seanca do të nisë në 12:30.

Por, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti njoftoi se kjo seancë nuk do të mbahet, pasi nuk kishte deputetë në sallë. Haliti e ka shpallur të mbyllur këtë seancë/ Kushtrim Kadriu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0