Deputetët nuk heqin dorë nga shtesat e veta

Deputetët nuk heqin dorë nga shtesat e veta

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar amendamentin i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Qëllimi i këtij amendamenti është që mos të ketë shtesa për kuvendarët.

“Ta zëmë deputetët e Kosovës përveç pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare , shtesa edhe për seancë. Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti. Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa

. Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”, ka thënë ajo propozuesja e amendamentit Albulena Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0