Demi: Logjika e partive opozitare që s’i duan votat e Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë

Demi: Logjika e partive opozitare që s’i duan votat e Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë

Kolumnisti i rregullt i Kohës Ditore, Agron Demi, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen të cilat në vazhdimësi thonë se nuk pranojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

“Logjika e disa partive opozitare: “nuk duam që me votat e Listës Serbe të rrëzojmë Qeverinë, kësisoj le të vazhdoj Lista Serbe me qeverisë me vendin dhe me menaxhu me asetet shtetërore”, ka shkruar Demi në Facebook.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, edhe në tryezën e tretë të organizuar nga subjektet politike, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. LDK-ja, edhe pse thotë se janë të gatshëm të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e qeverisë, por se si opozitë s’i kanë numrat, thonë se nënshkrimet e Listës Serbe assesi nuk do t’i pranojnë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0