Demaliaj e akuzoi Gani Gecin për krijimin e brigadës me veteranë të rrejshëm, por shpejt i ra pishman pasi reagoi ky i fundit

Demaliaj e akuzoi Gani Gecin për krijimin e brigadës me veteranë të rrejshëm, por shpejt i ra pishman pasi reagoi ky i fundit

Në aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, flitet për një brigadë të shpikur, të quajtur “Hasan Prishtina”. Kjo brigadë thuhet se u shpik në vitin 2016 nga veteranët e rrejshëm. Për po këtë brigadë, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se komandant i saj ishte Gani Geci.

I bashkakuzuar me 11 personat në rastin e veteranëve të rrejshëm, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj,ka thënë se personat që u paraqitën në Komisionin qeveritar Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit, treguan se komandant të kësaj brigade e kanë pasur Gani Gecin.

“Kur kanë ardhë në komision janë paraqitë se e kanë pasë komandant Gani Gecin, edhe kjo brigadë ka operu në zonën e Drenicës”, ka thënë Demaliaj.

Mirëpo pas kësaj deklarate, erdhi reagimi i Gani Gecit, i cili tha se asgjë nga ajo që kishte thënë Demaliaj nuk ishte e vërtetë. Madje prezantoi edhe aplikacionin e tij të dorëzuar në vitin 2013.

Pas reagimit të Gani Gecit, deputeti i AAK-së u tërhoq nga ajo që kishte thënë më herët, dhe ndryshoi fjalët duke thënë se e kishte pasur fjalën për disa familjarë të Gani Gecit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0