Delawie: Moskalimi i demarkacionit tregon se kush e zhgënjeu popullin e Kosovës

Delawie: Moskalimi i demarkacionit tregon se kush e zhgënjeu popullin e Kosovës

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka folur në hollin e Kuvendit të Kosovës ku ka bërë thirrje për të votuar pro marrëveshjes së demarkacionit, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se sot do të shihet se cilat parti janë serioze, e nëse kjo marrëveshje nuk kalon atëherë tregon se kush e zhgënjeu popullin e Kosovës.

Mes tjerash ambasadori amerikan u ka thënë deputetëve mos i lini qytetarët në izolim.

“Sot është ditë e rëndësishme dhe sot asambleja ka mundësi të ecë përtej këtij debati kokëfortë dhe të shënojë një fitore për qytetarët e saj. Janë humbur dy vite e gjysmë të përparimit të integrimit në Evropë. Kosova s’ka kohë për të humbur. U bëj thirrje të gjithë deputetëve që sot të votojnë Demarkacionin, çdo votë ka rëndësi, e nëse kjo marrëveshje nuk kalon atëherë tregon se kush e zhgënjeu popullin e Kosovës. Jam i befasuar se sa me shumë mund disa po punojnë për ti izoluar qytetarët të udhëtoj ë në Evropë”, ka thënë Delawie. EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0