Delawie fton deputetët ta votojnë Demarkacionin

Delawie fton deputetët ta votojnë Demarkacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Delawie nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se marrëveshja për kufirin është e drejtë dhe politikanët duhet të bëjnë kompromis për të votuar pro, pasi kjo votë lidhet edhe me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Le ta mbajmë në mend se çfarë po ndodhë këtu; është lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.  Ju bëj thirrje ta votojnë marrëveshjen me Malin e Zi”, ka deklaruar Delawie, duke shtuar se “marrëveshja është e drejtë”.

“Të gjithë politikanët të bëjnë kompromise, të punojnë që të arrin tek vota pro marrëveshjes”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0