Dalipi: Të frikësuar nga puna e Kurtit, politikanët e korruptuar u bënë bashkë e na rrëzuan

Dalipi: Të frikësuar nga puna e Kurtit, politikanët e korruptuar u bënë bashkë e na rrëzuan

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit, thotë se mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit e kanë organizuar disa politikanë të korruptuar të cilët u frikësuan nga procesi i vetingut dhe nga puna e mirë që sipas tij filloi ta bënte kreu i Qeverisë.

Dalipi thotë se këta politikanë të korruptuar të kërcënuar nga zhvillimet pozitive e rrëzuan qeverinë Kurti vetëm pas 51 ditësh.

“Një proces vetingu për gjykatësit, agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e lartë ka filluar. Të kërcënuar nga këto zhvillime pozitive, 51 ditë pasi u formua Qeveria Kurti, politikanë të korruptuar të përzgjedhur u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë përmes paraqitjes së mocionit të mosbesimit”, ka shkruar dalipi në llogarin e tij zyrtare në twitter, raporton Gazeta Express.

Siç thotë shefi i stafit të Kurtit mocioni i mosbesimit që u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës u bë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe pengoi përpjekjet e para të suksesshme të Kurtit për reformën kundër korrupcionit, që sipas tij është jetike për demokracinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Tutje në reagimin e tij Dalipi ka folur edhe për emërimin nëpër borde të katër emrave të cilët janë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje. Dalipi e ka pranuar hapur se ata kanë lidhje me partinë, por shton se s’kanë pozita të larta në Vetëvendosje apo në udhëheqje.

Bashkëpuntori i Kurtit ndërkohë përmend faktin se vetëm 4 prej 27 anëtarëve të bordeve janë të Vetëvendosjes, dhe thotë se diskriminimi në baza partiake është i ndaluar edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Në fund Luan Dalipi thotë se asnjë përpjekje e opozitës për ta paraiqtur një fotografi tjetër të qeverisjes, nuk do ta pengojë Albin Kurtin për ta shkapur Kosovën nga krimi dhe korrupsioni dhe për të vendosur profeisonalizëm në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve në përgjithësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0