Çmimet fake: Otto dhe Shefkiu, duo që po bëjnë kërdinë ndër politikanë shqiptarë

Çmimet fake: Otto dhe Shefkiu, duo që po bëjnë kërdinë ndër politikanë shqiptarë

Në korrik të vitit të kaluar, EkonomiaSot përmes një hulumtimi ekspozuar “ambasadorin” e Kosovës, Otto Feigenblatt, i cili bashkë me partnerin e tij nga Shqipëria, Shefki Hyseni, po bënin kërdinë duke u ndarë dekorata e çmime koti politikanëve dhe personaliteteve tjera në botën shqiptare.

LEXO EDHE: Otto dhe Lutfi Haziri

Redaksia jonë pati vazhduar hulumtimin dhe kishte gjetur se Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi nuk janë të vetmit persona që janë mashtruar nga ky “diplomat”. Numri madje është mjaft i madh.

LEXO EDHE: Otto dhe Hashim Thaçi

Një nderim të tillë kohë më parë e kishte pranuar edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Bashkëpuntori i Otto-s, Shefki Hyseni (majtas me të gjelbër), duke i ndarë çmimin Ramush Haradinajt.

Në vijim po i sjellim edhe “viktimat” tjera që kanë pranuar çmime të ngjashme nga ky grup. /EkonomiaSot

Lutfi Haziri – Kryetar i Komunes se Gjilanit

Agim Shahini – Kryesues i Aleanca Kosovare e Biznesit

Naser Rugova – Deputet i LDK-se

Sulejman Rexhepi – Kryemyfti në Maqedoni

Otto duke “nderuar” me çmim Sulejman Rexhepin, Kryemyftiun e Shqiptarëve në Maqedoni.

Baba Mondi – Kryegjyshi i Bektashinjëve

Otto duke i ndarë çmim edhe Baba Mondit, Kryegjyshit të Bektashinjëve në Shqipëri.

Arben Muçobega – biznesmen

Otto me Arben Muçobegën, biznesmen në Shqipëri.

Arif Tafani – Kryetar Bashkie i Belshit, Shqipëri

Otto me Arif Tafanin, Kryebashkiakun e Belshit.

Feriz Dervishi, Biznesmen nga Kumanova

Otto dhe Shefki Hyseni me Feriz Dervishin në mes, biznesmen nga Kumanova.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0