Çdo fletëvotim për Asamble Komunale në Podujevë do të rinumërohet

Çdo fletëvotim për Asamble Komunale në Podujevë do të rinumërohet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Asamble Komunale në komunën e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga kandidati për Asamble në Podujevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Maloku. Ai së bashku me 118 kandidatë të tjerë nga partitë tjera kishin dërguar ankesë në PZAP për parregullsitë që kishin ndodhur në rinumërimin e votave për Asamble Komunale.

PZAP-i e ka pranuar ankesën e kandidatëve dhe i ka dërguar KQZ-së vendimin për rinumërimin e plotë të votave për Asamble Komunale në Podujevë.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

Podujeva do t’i nënshtrohet edhe një herë procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri më 14 nëntor, ku Ekrem Hyseni i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i VV-së janë në balotazh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0