Bytyqi thotë se me vlerësimin e performancës do të rritet koeficienti i mësimdhënësve

Bytyqi thotë se me vlerësimin e performancës do të rritet koeficienti i mësimdhënësve

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila po e sfidon vendin.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë duke u munduar që t’i plotësojnë kushtet që greva të përfundojë sa më shpejt.

Ai ka thënë se SBASHK’u po e kërkon koficentin 3, derisa sipas tij, me propozimin e ri, koeficienti do të shkojë deri në 3.2.

“Në do të ofrojmë që në kuadër të rritjes së koeficientit të futet edhe vlerësimi i përformancës. Me anë të saj do të rritet edhe koeficienti i pagës. Pra, ajo do të shkojë deri në 3.2”, ka thënë Bytyqi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0