Bulliqi: Jemi në pritje të qeverisë për korrigjimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Bulliqi: Jemi në pritje të qeverisë për korrigjimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë detyrë tjetër nga Qeveria për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë për ta filluar punën e korrigjimit të kësaj marrëveshje.

Sipas Bulliqit, këtë proces duhet ta fillojë Qeveria nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Ai ka vlerësuar se puna e komisionit vjen në shprehje kur të aranzhohen takimet për çështjet teknike.

‘Po presim qeverinë të na e hapë rrugën që të ulemi të dyja komisionet përgjegjëse për t’u marrë me korrigjimin e vijave kufitare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0