Bulliqi i reagon Isa Mustafës: Jam njeri i fjalës dhe intelektual

Bulliqi i reagon Isa Mustafës: Jam njeri i fjalës dhe intelektual

Shpejtim Bulliqi ka thënë se Isa Mustafa po reagon nga frika se LDK do ta humbë Podujevën në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ka thënë se garën në qytetin e lindjes do ta fitojë se është njeri i fjalës dhe intelektual.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mbrëmë në një intervistë tha se Shpejtim Bulliqi është fajtori kryesor që qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar dhe pa liberalizm të vizave përshkak të kundërshtimit të demarkacionit me Malin e Zi sa ishte deputet i LDK-së.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar deputeti tash i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që Isa Mustafa shpif ndaj tij publikisht.

“Nuk është hera e parë që Isa Mustafa, herë nga pozita e kryeministrit të Kosovës, herë nga ajo e kryetarit të LDK-së, më ka sulmuar dhe ka shpifur kundër meje publikisht, duke më akuzuar me lloj-lloj të pavërtetave lidhur me punën dhe aktivitetin tim politik, kombëtar dhe shtetëror, edhe kur isha anëtar dhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, por edhe pas aderimit tim në LVV dhe zgjedhjes sime deputet. E, tash edhe kandidat i saj për kryetar të komunës në Podujevës”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi ka shkruar se kundërshtimin për marrëveshjen e demarkacionit e kishte bërë pikërisht pse në gusht 2015, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skender Hyseni kishin nënshkruar që t’i faleshin 8270 hektarë tokë të trevës së Rugovës, Malit të Zi.

“Në fakt, ishte kundërshtimi im i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015 nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skënder Hyseni, me të cilën fqinjit tonë perëndimor i faleshin 8270 hektarë toka të trevës së Rugovës, ajo e cila më detyroi të mos t’i bindem diktatit dhe tradhtisë kombëtare, të cilën Isa Mustafa, si kryetar i partisë dhe si kryeministër i vendit tentonte të na e shiste si akt të drejtë shtetëror me të cilin, sipas tij, Kosova nuk e humbiste asnjë pëllëmbë tokë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0