BQK zgjedh Flamur Mrasorin për Kryetar Bordi

BQK zgjedh Flamur Mrasorin për Kryetar Bordi

Pas zgjedhjes së Guvernatorit, proces ku Kuvendi zgjodhi Fehmi Mehmetin, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me shumicë votash zgjodhi Flamur Mrasorin për Kryetar të Bordit të BQK-së.

Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit. Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0