Bllokimi i KQZ-së, Hoti e paralajmëron Thaçin se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Bllokimi i KQZ-së, Hoti e paralajmëron Thaçin se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë seancës së jashtëzakonshme për KQZ-në, ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për mosemërimin e anëtarëve të këtij komisioni.

“Presidenti nuk po i kryen obligimet e tij kushtetuese duke mos emëruar anëtarët e KQZ-së”, tha Hoti.

Sipas tij, nga mosfunksionalizimi i KQZ-së, tash e tre muaj zyrtarë të partive politike kanë mbetur pa paga.

“Mosfunksionimi i KQZ-së ka pamundësuar shumë aktivitete. Zyrtarë të partive politike kanë tre muaj që nuk marrin paga për shkak se KQZ-ja nuk është funksionale”, tha ai.

Hoti shtoi se “shkelje e Kushtetutës është edhe mosveprimi njëvjeçar i presidentit”

Ai tha se “presim që sa më shpejt presidenti t’i emërojë anëtarët e KQZ-së, në të kundërtën nëse do të ketë vonesa atëherë ne presidentin do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0