Bitcoin nuk ka të ndalur, kalon $11,000

Bitcoin nuk ka të ndalur, kalon $11,000

Bitcoin po vazhdon ngritjen për ditën e katërt me radhë, duke përshpejtuar një ngritje që filloi kur preku një nivel mbështetjeje teknike.

Kriptovaluta më e madhe u rrit për 11 për qind për të arritur në 11,200 dollarë. Kjo e sjell rritjen e saj në 57 për qind që nga 6 shkurti, kur edhe filloi të rimëkëmbet.

Pas një rënie në janar që zhduki rreth gjysmë trilioni dollarë nga vlera e tregut të rreth 1.500 kriptovalutave, shumica prej tyre gjetën një nivel mbështetës aty nga mesi i shkurtit.

“Suksesi i ardhshëm i kriptovalutave do të varet shumë nga qasja e koordinuar e rregullatorëve globalë dhe krijuesit e politikave për të rregulluar dhe rritur besimin e pjesëmarrësve të tregut në këto instrumente,” tha firma Standard&Poors në një raport të botuar të hënën.

Bitcoin së fundmi e mbylli ditën me 11 mijë dollarë më 29 janar. Që nga ajo datë e deri më sot, cmimi i Bitcoin ka qenë nën këtë vlerë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0