Bie numri i pacientëve COVID-19, në mjekim intensiv

Bie numri i pacientëve COVID-19, në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thotë se ka rënë numri i pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në mjekim intensiv.

Sipas raportit të ShSKUK-së katër persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,095.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0