Bideni sot vjen në Evropë, do të vizitojë disa shtete

Bideni sot vjen në Evropë, do të vizitojë disa shtete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të mërkurën do ta fillojë vizitën zyrtare në Evropë. Vizita do të zgjasë tetë ditë, ndërsa shefi i Shtëpisë së Bardhë së pari do të ndalet në Britaninë e Madhe.

Ky udhëtim paraqet test për aftësinë e presidentit amerikan që t’i menaxhojë dhe riparojë raportet me aleatët e rëndësishëm, të cilët ishin të zemëruar me ish-presidentin Trump për shkak të taksave tregtare dhe tërheqjes nga traktatet ndërkombëtare.

“A do ta dëshmojnë kapacitetin e tyre kundër kërcënimeve dhe armiqve të ditëve të sotme aleancat dhe institucionet demokratike që e formësuan aq shumë shekullin e kaluar? Unë beson që përgjigjja është po. Këtë javë në Evropë, ne e kemi mundësitë për ta dëshmuar këtë”, shkroi presidenti Biden në një artikull të publikuar në të përditshmen e njohur amerikane, “Washington Post”.

Një ndër takimet më të rëndësishme do të jetë ai me presidentin rus, Vladimir Putin, më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Kjo është mundësi që Shtetet e Bashkuara drejtpërdrejt ta paraqesin shqetësimin rreth sulmeve kibernetike, agresionit të Moskës ndaj Ukrainës dhe një varg çështjesh tjera.

Gjatë vizitës në Evropë, presidenti Biden do ta vizitojë edhe Brukselin, ku do të zhvillojë bisedime me liderët e vendeve të NATO-s dhe me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pritet që në agjendë të jenë Rusia, Kina dhe çështja e shtimit të kontributit të vendeve të NATO-s për më shumë mbrojtje të përbashkët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0