Betohet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Do t’i kryej detyrat me nder, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme

Betohet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Do t’i kryej detyrat me nder, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të ri Komunal të Komunës së Gjilanit, është betuar kryetari Alban Hyseni.

Hyseni është betuar duke thënë se do t’i kryejë detyra do t’i ushtrojë kompetenca si kryetar me nder e besnikëri dhe në mënyrë të paanshme.

“Unë betohem që do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Komunës së Gjilanit me nder, besnikëri në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për gjithë”, u betua Hyseni, transmeton KP.

Hyseni në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor, mposhti kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Hazirin.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Hyseni mori besimin e 21 mijë e 800 qytetarëve gjilanas apo 51,10% të votave.

Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48.90%.

Kujtojmë që Hyseni e Haziri ishin në garë të ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Megjithatë, Hyseni edhe në raundin e parë, pra më 17 tetor kishte më së shumti vota. Ai arriti të fitojë besimin e 19 mijë e 57 qytetarëve, ndërsa Haziri kishte marrë besimin e 18 mijë e 546 qytetarëve.

E ditë më parë Hyseni dha dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0