BE-ja  përkrah  publikimin e emrave të bizneseve që fituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes

BE-ja përkrah publikimin e emrave të bizneseve që fituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Dje gjatë ditës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka përkrahur  vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.

Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0