BB parasheh që rritja ekonomike në Kosovë në tri vitet e ardhshme të jetë 4.5 për qind

BB parasheh që rritja ekonomike në Kosovë në tri vitet e ardhshme të jetë 4.5 për qind

Raporti i fundit i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind në vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor parasheh që Shqipëria të ketër rritje 3.6% në 2019 dhe 3.5% në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia 2.9% në 2019, 3.2% në 2020, 3.3% në 2021, Serbia 3.5% në 2019, 4.0% në vitet 2020 dhe 2021.

Ndërsa Mali i Zi do të ketë rritje ekonomike 2.8% në vitin 2019, 2.5% në vitet 2020 dhe 2021, Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje 3.4% në 2019, 3.9% në 2020 dhe 4% në vitin 2021.

Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke konkluduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat globale ekonomike”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0