Bashkim Shala emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit të ATK-së

Bashkim Shala emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit të ATK-së

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), të hënën u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, nga Sakip Imeri, i cili deri më tani ishte drejtor i përgjithshëm tek ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Bashkim Shala.

Ky pranim-dorëzimi është bërë sipas vendimit të Ministrit të Financave, Bedri Hamza.

ATK aktualisht ka 812 zyrtarë.

Kështu ka bërë të ditur Imeri në shënimin e 19-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

“Si një ndër institucionet e para, ATK ka filluar punën me 30 punëtorë, ndërsa aktualisht ka 812 zyrtar të organizuar në 7 rajone të Kosovës dhe me dy zyra në Shtërpcë dhe Graçanicë”, tha Imeri.

Për 19 vite ATK ka grumbulluar 5.8 miliardë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0