Banka Botërore: Çka e pret Kosovën nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë?

Banka Botërore: Çka e pret Kosovën nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë?

Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, projekton që ekonomia e Kosovës – në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit – do të pësojë një tkurrje në vitin 2020 edhe nëse masat parandaluese hiqen gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Raporti “Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020″, thotë se përveç mbylljes së përkohshme të aktiviteteve kyçe ekonomike dhe humbjes së të hyrave të lidhura, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të nxitura nga diaspora, të remitancave informale, si dhe të Investimeve të Huaja Direkte në ndërtimin e banesave; por ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021.

“Nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do të jetë më i ashpër në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim”, thuhet në raport.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0