ATK-ja shënon 19-vjetorin e themelimit, mbledh rreth 5.8 miliardë euro të hyra

ATK-ja shënon 19-vjetorin e themelimit, mbledh rreth 5.8 miliardë euro të hyra

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arkëtuar mbi 10 milionë euro më shumë se sa kishte planifikuar vitin e kaluar, saktësisht 457 milionë euro, raporton Ekonomia Online. Ndërsa për 19 vjet janë grumbulluar 5.8 miliardë euro.

Këto të dhënë i bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të këtij institucionit.

Ai përmes një historiku të shkurtër ka treguar për  zhvillimet që e kanë përcjell këtë institucion që nga themelimi.

“Aktualisht janë 812 zyrtarë që shërbejnë në ATK. Legjislacioni tatimor i Kosovës është legjislacion transparent, administrata ka një qendër të harmonizuar të të dhënave”.

“Deklarimi i tatimeve është mburrja e ATK sepse bëhet në mënyrë elektronike. Kemi komunikim të shtuar me tatim paguesit. Kemi një mbështetje të fuqishme nga donatorët. Ne kemi shërbyer si model të dy shteteve të mëdha, një të Afrikës dhe një të Azisë”.

“ATK këtë vit ka arrit 102% të të hyrave të buxhetit. 457 milionë euro tatime mbi 10 milionë më shumë se plani. Janë shënuar rezultate pozitive janë rreth 5.8 miliardë euro për 19 vjet janë të mbledhura. Jemi duke punuar edhe në luftimin e ekonomisë jo formale”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka porositur në luftë me të madhe kundër informalitetit.

Madje Haradinaj, bëri edhe një krahasim të orientimit që ka marrë Kosova dhe Serbia në aspektin ekonomik.

“Jemi falënderues që e keni mbush arkën e shtetit. E kam një ndjenjë të mirë sot sepse e shoh në Serbi ardhjen e Putinit dhe ekonominë që e ka zhvillu Serbia atje”.

“Si ka mbet tjetër Serbisë veç anëtarësimi në BRSS krejt ekonominë e vet e ka dërguar në Rusi me miliarda. Ne drejtimin tonë e kemi drejtuar ka orientimet euroatlantike”.

“Duhet ta keni parasysh dobinë e madhe që kemi nga orientimi euroatlantik. Në Kosovë jemi shumë më mirë se sa që kemi pasë mundësi me paraqit tek partneret tanë”.

“Nga ky vlerësim i bashkimit evropian na shtohen përgjegjësit, nëse ne po bëhemi gati të hymë në dekadën e tretë të një sistemi tatimor atëherë duhet të Kemi parametra të ri në drejtim të informalitetit”.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se falë këtyre rezultateve Kosova është shembull i stabilitetit makro-fiskal, raporton EO.

“I falënderoj për kontributin gjithë përkrahësit që na kanë ndihmuar në këtë drejtim. Ky institucion fillim e vet e ka nis me 30 zyrtar. Jemi në një rrugëtim të reformave më të mëdha që knë ndodhë”.

“Krejt kjo me fokus që ta përkrahim sektorin privat sepse ai ndikon më së shumti në rritjen e punësimit dhe komplet fokusi jon është në mbështetje të sektorit privat”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tha se ATK-ja është storje e suksesit në vend.

“Në Kosovën tonë të re me shumë sfida nuk ka dyshim që ATK është storje e suksesit, së bashku me Doganën”.

“Për 19 vite ATK ka  arrit të ngris kapacitetet njerëzore dhe k ngrit dialogun dhe ka kontribuar që të kemi dialog të vazhdueshëm”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0