Arrestohet hetuesi i dytë i krimeve ekonomike

Arrestohet hetuesi i dytë i krimeve ekonomike

Pas arrestimit të hetuesit policor për Krime Ekonomike, Lavdim Osmani, mësohet se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe një koleg të tij.

Edhe hetuesi i dytë raportohet se është arrestuar në natën e së mërkurës, me arsyetimin e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimi i dy hetuesve është realizuar në kuadër të një aksioni të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gazeta Express ka raportuar më herët lidhur me arrestimin e hetuesit të parë, Lavdim Osmanit.

Arrestimin e Osmanit pak më parë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.

Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0