Arianit Koci zbulon pse s’ka liberalizim të vizave, tregon për një kusht tjetër të BE-së

Arianit Koci zbulon pse s’ka liberalizim të vizave, tregon për një kusht tjetër të BE-së

Avokati Arianit Koci ka zbuluar një kusht interesant se pse nuk ka liberalizim të vizave.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Koci ka thënë se Kosova nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz për liberalizimin e vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane”, ka shkruar Koci.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.

Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.

Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0