Amerika përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës, deklarohet ambasadori Kosnett

Amerika përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës, deklarohet ambasadori Kosnett

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për televizionin publik se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur, tha ai për RTK.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0