Ambasada amerikane në Prishtinë reagon pasi Biden nënshkroi Udhërin Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor

Ambasada amerikane në Prishtinë reagon pasi Biden nënshkroi Udhërin Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pasi presidenti Joe Biden ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarët e korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook ambasada amerikane ka deklaruar se Urdhëri Ekzekutiv i Biden modernizon regjimin e sanksioneve.

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të ShBA-ve, të partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në postim.

Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë.

Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0