Aliu kritikon Hotin: Më shumë folët për presidentin sesa për pacientët

Aliu kritikon Hotin: Më shumë folët për presidentin sesa për pacientët

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar qeverinë për mungesën e oksigjenit në institucionet shëndetësore në vend.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse ka më keq se kaq.

“Në mes të pandemisë pacientët nuk kanë oksigjen. A është ky kulmi, a ka më keq se kaq?”, ka thënë ai.

Aliu po ashtu ka kritikuar Qeverinë Hoti edhe për skandalin e vjedhjes në Thasarin e Kosovës.

“Katastrofa që po e shohim është diku tjetër, në ditën kur u rrëzuar Qeveria Kurti. Kësaj qeverie iu vodhën kasaforta e Thesari i Shtetit. Në këtë qeveri më shumë folët për president, se sa për pacientë që po humbin jetën”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0