Alarm në Shqipëri: Popullsia po bie shkaku i dy faktorëve

Alarm në Shqipëri: Popullsia po bie shkaku i dy faktorëve

Sipas të dhënave të INSTAT me 1 janar 2008 popullsia e Shqipërisë 2018, rezultoi 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017. Emigracioni i lartë dhe rënia e rënia e lindshmërisë po e çojnë popullsinë e Shqipërisë në rënie të shpejtë.

Gjatë vitit 2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë.

Kur shtohet këtu edhe migracioni neto, i cili në vitin 2017 ishte -14.902 banorë, atëherë del se popullsia shqiptare është tkurrur gjatë vitit të fundit.

Nga përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2018 rezulton se vetëm tri qarqe të Shqipërise shënuan një rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan rënie. Rritja më e madhe u vu re në Tiranë +2.51%, duke u pasuar nga Durrësi +1.69% dhe Vlora +0.21%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër -4.53%, Dibër -3.66% dhe Berat -3.42%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0