Alarm: Buxheti vjetor i rezervës shtetërore shpenzohet për 3 muaj

Alarm: Buxheti vjetor i rezervës shtetërore shpenzohet për 3 muaj

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka alarmuar kabinetin qeveritar lidhur me shpenzimin enorm të rezervave shtetërore.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hamza tha se rezervat janë drejt fundit. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Vetëm sot nga rezervat, u ndanë 500 mijë euro për të shënuar vitin e Skënderbeut, për aktivitetet që do të shënojnë 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0