Aksidenti i KFOR-it në Fushë Kosovë, mbi 50 udhëtarë humbasin fluturimin në Aeroportin “Adem Jashari”

Aksidenti i KFOR-it në Fushë Kosovë, mbi 50 udhëtarë humbasin fluturimin në Aeroportin “Adem Jashari”

Magjistralja Prishtinë – Pejë rreth 3 orë ka mbetur e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në mes të një veture të KFOR-it dhe një civile mbi urën e Hencit rreth orës 17 e 30.

E gjithë kjo solli shumë probleme për qytetarët të cilët kishin planifikuar të udhëtonin nga Aeroporti Adem Jashari.

Mbi 50 udhëtarë nuk kanë mundur të arrijnë me kohë në Aeroport, duke bërë kështu që të iu ikë fluturimi.

Udhëtarët i janë ankuar kompanisë EasyJet, pasi kishin paguar biletat për të udhëtar drejt Zvicrës.

Sipas tyre, kompania EasyJet nuk ka toleruar 5 minuta pritje që të bëhet “checkin”, duke bërë kështu që udhëtarët të mos fluturojnë për Zvicër.

Acarimet e udhëtarëve me punonjësit e kompanisë, ka bërë që të ndërhyjë policia.

“Disa minuta nuk keni pritur të bënim Check-in. Turp duhet me ju ardhë, marre nga kompania juaj”, ka thënë njëri nga udhëtarët, në bisedim me punonjësit e kompanisë EasyJet./Telegrafi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0