Ajdini: Papunësia mund të rritet deri në 50 për qind

Ajdini: Papunësia mund të rritet deri në 50 për qind

Shkalla e papunësisë në Kosovë pas përfundimit të pandemisë mund të shkojë në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, thotë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Ajdini po ashtu thotë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset, në mënyrë që të mund të mbajnë punëtorët në punë.

“Kjo shifër mund të shkojë deri në 50 për qind sepse gllabërimi i punëtorëve të cilët i inkuadron në marrëdhënie pune është sektori privat, gjegjësisht është sektori i ndërtimtarisë, sektor ky që tashme po ballafaqohet më kriza të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se pasojat për punëtorët do të jenë mjaft serioze.

“Punëtorët do të humbasin vendet e punës sikurse në kohën e privatizimit të egër të ndërmarrjeve shoqërore, kur shumë qytetarë kanë mbetur pa vende të punës. Përsëri do të jetë e njëjta situatë në tregun e punës. Unë nuk mund të jap ndonjë vlerësim se si mund të realizohet një çështje mbi zhvillimin ekonomik, kur na ka kapluar një situatë e tillë sepse ekonomia zhvillohet duke punuar punëtori dhe jo me anë të politikanëve duke zhvatur buxhetin e shtetit, dhe duke mos dhënë asnjë llogari ndaj punëtorëve dhe duke mos i realizuar kërkesat e punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Ajdini ka thënë se Qeveria duhet t’i ndihmojë bizneset me kredi të lehta bankare që të mund të rifillojnë punën.

Duke folur për pakon emergjente të aprovuar nga Qeveria, ai ka thënë se shuma është simbolike, derisa konsideron se kjo pako është më shumë politike se sa një vlerë e konsiderueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0