Ahmeti: Nuk do ta lë asnjë qytetarë të Prishtinës të vuaj për nevoja elementare

Ahmeti: Nuk do ta lë asnjë qytetarë të Prishtinës të vuaj për nevoja elementare

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se masat e ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kohë të pandemisë, po zbatohen nga komuna që ai drejton.

I pari i kryeqytetit tha se qytetarët po vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve, duke shtuar se institucionet duhet të jenë unike në luftën kundër kësaj pandemie.

Siç tha ai, nuk do të kenë probleme pasi që këto masa janë kundër atyre që i kanë keqpërdor duke u relaksuar.

“Mesazhi nga institucionet të jetë unik. Ne kemi zbatuar çdo vendim nga niveli qendror. Çdo mospajtim i kemi adresuar dhe diskutuar”.

“Falënderoj qytetarët që po respektojnë këshillat. Dje kemi pasur numrin me të ulet të rasteve. Duke shku duke zbatua do t’ia dalim, nuk pres se do të kemi probleme. Kjo do të thotë se nuk duhet të relaksohemi”.

Ahmeti njoftoi se nuk do të lë asnjë qytetarë të Prishtinës të vuaj për nevoja elementare.

“Dje e kemi themeluar një linjë telefonike për kërkesat e qytetarëve. Ne nuk do ta lëmë askënd të vuaj për nevoja ushqimore. Jam i lumtur që jam kryetar i Prishtinës pasi këso solidariteti nuk kam parë në asnjë vend”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: