Ahmeti dakordohet me BERZH-in për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit

Ahmeti dakordohet me BERZH-in për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) në Londër, u dakorduan për të negociuar financimin e Unazës së Qytetit.

Ai këto komente i bëri në profilin e tij në Facebook.

“Ky projekt që kushton mbi 60 milionë euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ekipet e para teknike pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës”, ka shtuar Ahmeti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0