Ahmeti: BE s’pranon ndarje të Kosovës në vija etnike

Ahmeti: BE s’pranon ndarje të Kosovës në vija etnike

Bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës, Shpend Ahmeti, pas përfundimit të takimit me Mogherinin në Bruksel, ka dhënë detaje nga ajo se çka u fol në takim. Ai ka përcjellë një qëndrim të Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini e cila ka thënë edhe më herët se për BE’në është e papranushme një zgjidhje që e ndan Kosovën në vija etnike, raporton Express.

Ahmeti deklaroi se për Bashkimin Evropian nuk është e pranueshme asgjë zgjidhje e cila etnikisht do ta ndante Kosovën duke shtuar se për BE’në është e favorshme një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia. Por,  ky qëndrim duket se nuk e përjashton korrigjimin e kufirit, për cka mogherini ka lejuar bisedime në Bruksel.

“Për BE’në është e papranueshme një zgjidhje e cila e ndan Kosovën në vija etnike. Pozicioni i BE’së është një marrëveshje që është e pranueshme për të dyja palët, nëse është në përputhje për vlerat ndërkombëtare. BE nuk përkrah shtete etnikisht të pastra”, ka thënë Ahmeti
Tutje Ahmet tha se delegacioni kosovarë ia bëri të qartë BE’së se është delegacion i dalë nga Kuvendi i Kosovës.

“Jemi gati, jemi delegacion shtetëror dhe jemi të gatshëm të flasim për tema të hapura. E bëmë të qartë që delegacioni nuk është në mbështetje të dikujt apo dikujt tjetër, jemi delegacion i votuar në Kuvend. U ngrit edhe një herë çështje e taksës, që u tha se Serbia nuk vazhdon dialogun, por ne e bëmë të qartë se nuk mund vetëm të heqet taksa dhe Serbia të vazhdojë me politikën e saj

Kujtojmë se, ekipi i dialogut, i formuar nga rezoluta e votuar në Kuvend më 15 dhjetor, përbëhet nga Blerim Shala, Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Ndërsa në takimin e sotëm prezent ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernand Nikaj. Ymeri dhe Gorani nga PSD plotsojnë vendet e zbrazëta të LDK’së dhe Vetëvendosjes, që refuzojnë këtë ekip.

Ndërmjetësuesja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Federica Mogherini, në letrat që ka shkëmbyer me kryeministrin Ramush Haradinaj ka thënë se ekipi i formuar nga Kuvendi do të mbështesë dialogun e nivelit të lartë që zhvillohet mes Presidentit Hashim Thaci dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuciq.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0