Abelard Tahiri: Xhabir Zharku, turpi i Kosovës!

Abelard Tahiri: Xhabir Zharku, turpi i Kosovës!

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ky po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Në pyetjen e Jeta Xharrës, se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.

“I bashkohem ambasadorit britanik, s’po mundem as emnin me ia përmend, personi që po i referoheni është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.

Tahiri foli edhe për projektligjet të cilat i ka proceduar Ministria e Drejtësisë në Kuvend dhe të cilat duhet të kthehen në ligje.

Ai tha se e sheh BIRN-in si partner në punën e tij në sistemin e drjetësisë.(KALLXO.com)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0