Abdixhiku thotë se kompromisi i rëndë me Serbinë aktivizon PDK-në

Abdixhiku thotë se kompromisi i rëndë me Serbinë aktivizon PDK-në

Ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të Enver Hoxhajt nga PDK-ja, e disa të tjerëve që sulmuan LDK-në.

Hoxhaj, i është përgjigjur edhe deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe partisë së tij që sot bëri ndaj Partisë Demokratike. Tha se asnjëherë nuk është vonë për LDK-në që ta japë kontributin e saj për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës.

“LDK-ja duhet të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të fillojë të ketë vendime të prera për çështjet e rëndësisë shtetërore”, tha ai.

E Abdixhiku, thotë se “Vazhdon ligjërimi ndaj LDK-së. Këtë herë na paska “këshilluar” njëri nga 40 e sa nënkryetarët e PDK-së. Se i kanë rregulluar punët e veta mosvet”.

“Janë aktivizuar të gjithë; me këshilltarë, nënkryetarë e kryetarë. Analiza e psiko-analiza për LDK-në. Si të veprojmë, si të sillemi, si të votojmë – taman për qejf të tyre. Çka do të bënim ne vallë pa ta?. Vetëm një hall i madh i aktivizon të tillët kështu. Veç një kompromis i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv – gjithsesi patetik. LDK e ka të qartë rrugën e vet. Edhe për dialog, edhe për shtet edhe për konsensuz politik. Mbi të gjitha LDK ka njerëz mjaftë që i dalin të zot në mendim e veprim. Për mendime të huaja s’kemi vend. Gjithsesi të njëjtat mund t’i përdorni lirshëm në udhëheqjen e partisë nga vendi i tretë. Aty të njëjtat ju kanë sjellë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0