Jo rrallë na bie të dëgjojmë nga partitë tona politike tek deklarohen se janë të majtë ose të djathtë. Kur flasin për këtë, ata nuk e kanë fjalën se me cilën dorë shkruajnë, por po flasin se në cilën pjesë të spektrit politik janë të vendosur. Megjithëse profilizimi i partive tona më tepër është dëshiror dhe deklarativ sesa real.
Nëse doni të dini se ku qëndroni ju, se a jeni të majtë apo të djathtë, atëherë mund t’a bëni testin në këtë link:
Testoni veten se a jeni të majtë apo të djathtë? (testi është në gjuhën angleze).
Kur flitet për spektrin politik, shumica e mendojnë atë vetëm në aspektin ekonomik, pra:
– E majta tenton të ushtrojë më tepër kontrollë mbi ekonominë, kurse
– E djathta tenton që t’i mbajë sa më largë duart nga ekonomia.
Mirëpo pak veta e dinë se spektri politik ka edhe dimenzionin social, pra sa kontroll duhet të ushtrojë shteti mbi mënyrën se si jetojnë njerëzit. E këtu hyjnë shkollimi, shëndetësia, planifikimi familjar, dhe shumë aspekte tjera sociale. Për më tepër mund të shikoni grafikun më poshtë.
COMMENTS