53 milion euro për ushtrinë në vitin 2019

53 milion euro për ushtrinë në vitin 2019

Komisioni për Buxhet dhe Financa gjatë ditës së premte me vota unanime ka miratuar projektligjet për FSK-në me ç’rast në këtë takim u tha se Ushtria e Kosovës për vitin e ardhshëm do t’i ketë buxhet 57 milion euro.

Kreu i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tre projektligjet që i kanë shqyrtuar, nuk kanë edhe ndonjë kosto të shpenzimeve. Ai shtoi se 53 milionë euro janë të përcaktuara që për vitin e ardhshëm t’i ketë kjo forcë, e që sipas tij janë pak.

“Kosova shpenzon vetëm 0.7% të brutoproduktit për mbrojtje. Ushtria e Kosovës këtë vit do të ketë buxhet 53 milionë, në vitin 2020 – 57 milionë dhe në vitin 2021- 62 milionë euro”, ka thënë Abdixhiku.

Kurse Deputetja Safete Hadërgjonaj, anëtare e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, tha se buxheti nuk është problem për këtë forcë.

Sipas saj, më problematike është transformimi i kësaj force në ushtri dhe marrja e kompetencave të reja.

“Ne si kuvend kemi të drejtë të miratojmë kërkesa që vijnë për të ndryshuar ligjin, ne e kemi problemin që ta formojmë ushtrinë”, ka thënë ajo

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0