48 orë para votimit të ushtrisë, Prishtina mbushet me flamuj amerikanë

48 orë para votimit të ushtrisë, Prishtina mbushet me flamuj amerikanë

Prishtina sot është mbushur me flamuj amerikanë.
Mësohet se sheshet kryesore, por jo vetëm ata, janë mbushur gjithandej me flamujt e aleatit kryesor të Kosovës.

Stolisja e Prishtinës me flamujt e SHBA-së vjen 48 orë para votimit të ushtrisë dhe vetëm një ditë pasi u mësua se Amerika do ta ndihmojë Kosovën me fonde të reja.

Amerika është përkrahësja më e madhe e formimit të ushtrisë së Kosovës ku përveç veturave që kanë ardhur së fundmi, pritet edhe një kontingjent tjetër që do të vijë si donacion.

Gjithashtu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Phillip Kosnett, është i vetmi deri tani që haptazi ka thënë se shteti i tij e përkrah formimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0