33 veta aplikojnë për Bord të KOSTT, por përzgjedhja kësaj radhe bëhet ndryshe

33 veta aplikojnë për Bord të KOSTT, por përzgjedhja kësaj radhe bëhet ndryshe

Javën e kaluar ka përfunduar afati për të aplikuar për pozitën e anëtarit në Bordin e Drejtorëve në ndërmarrjen publike KOSTT sh.a.

Kjo ndërmarrje ishte bërë mjaft e popullarizuar pas publikimit të përgjimeve të aferës “Pronto”, ku Adem Grabovci kishte vendosur ta bënte Drejtor në Bord prokurorin Bahri Hyseni, por i cili insistonte se nuk kishte “kunkurru”. Mirëpo kësaj radhe procedura e përzgjedhjes së Bordit të Drejtorëve ka ndryshuar krahasuar me herave tjera, kur përzgjedhja bëhej direkt nga qeveria, raporton EkonomiaSot.

Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike të miratuar në korrik të vitit 2016, Neni 14 parasheh që Bordi i Drejtorëve të KOSTT të emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Më saktësisht, procedurën e aplikimit e zhvillon Ministria e Administratës Publike, kurse përzgjedhjen e kandidatëve e bën komisioni parlamentar përkatës për energji, i cili i’a dërgon Kuvendit nga 2 kandidatë për secilën pozitë të lirë.

Në pyetjet e dërguara nga EkonomiaSot, zyrtarët e MAP janë përgjigjur se gjithsej kanë kandiduar 33 persona. E sipas ligjit, komisioni parlamentar do t’i përzgjedhë 12 nga ta për t’ia përcjellë Kuvendit për votim.

Bordi i kaluar ishte zgjedhur në muajin shtator të vitit 2015, dhe kishte mandat 3 vite.

Më poshtë e keni pjesë e ligjit që specifikon procedurën e përzgjedhjes së Bordit të KOSTT.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0