20 milionë euro letra me vlerë për diasporën, nga sot nis emetimi

20 milionë euro letra me vlerë për diasporën, nga sot nis emetimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se nga sot hapet shitja e letrave me vlerë për diasporën, ku do të emetohen bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

MFPT fton mërgimtarët që të investojnë në këto letra, ku sipas ministrisë kjo do të mundësojë që kapitali i tyre të mobilizohet për investime strategjike që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bonot e Diasporës janë letra me vlerë të garantuara nga shteti përmes Ligjit mbi Borxhin Publik, i cili i jep përparësi kthimit të borxhit ndaj të gjitha shpenzimeve tjera të Qeverisë. Prandaj, investimi në Bonot e Diasporës mund të konsiderohet si investimi më i sigurt në Republikën e Kosovës. Bonot e Diasporës emetohen gjatë periudhës 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021. Shuma minimale për blerje te Bonove është 10,000 euro, kurse shuma maksimale për një person në një bankë është 500,000 euro, ashtu që të sa më shumë persona të investojnë”, thuhet në njoftim.

Afatizimi 3 vjeçar ka normë interesi 1.20 për qind, ndërsa afatizimi 5 vjeçar ka normë interesi 2.20 për qind.

Fitimi nga ky investim është i liruar nga tatimi dhe paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të maturimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0