Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, Thaçi dekreton tri projektligjet

Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, Thaçi dekreton tri projektligjet

residenti, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Thaçi, uroi edhe njëherë për krijimin e ushtrisë derisa tha se këto ligje hynë në fuqi në momentin e nënshkrimit.“Edhe një herë dëshiroj që i nderuar komandant gjeneral Rama, ushtare dhe ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, që si president i Republikës së Kosovës dhe komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës t’iu uroj juve i nderuar komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës”.“Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA-në dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës me dekretimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës më 26 dhjetor”.“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Edhe një herë urime Ushtria e Kosovës, juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë. Faleminderit shumë populli i Kosovës për besim, urime dhe fat”.Më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës ka miratuar tre ligjet që e kanë ndryshuar mandatin e FSK-së në ushtri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0