Zyrtare: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash

Zyrtare: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash

Komisioni Evropian ka dalë me rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka thënë Avramopoulos.

Këtë hap, zyrtarë të KE-së po e quajnë si kapitull të ri në historinë e përbashkët evropiane. Komisioni Evropian me këtë rast i ka bërë thirrje Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentin Evropian që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të aprovojnë propozimin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0