Zyra e Hotit ndan rreth 10 mijë euro për larjen e automjeteve zyrtare

Zyra e Hotit ndan rreth 10 mijë euro për larjen e automjeteve zyrtare

Zyra e Kryeministrit ka ndarë rreth 10 mijë euro për larjen e automjeteve zyrtare.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, është bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj.

Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë kohë që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 tetor në ora 14:00.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP./Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0