Zyba: 30 inspektor të Mitrovicës së Veriut paguhen pa shkuar kurrë në punë

Zyba: 30 inspektor të Mitrovicës së Veriut paguhen pa shkuar kurrë në punë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë  se 30 inspektor në Mitrovicën e Veriut paguhen pa shkuar kurrë në punë.

Këtë pyetje ai ia parashtroi ministrit të financave, Bedri Hamza, raporton EkonomiaSot.

Ministri Hamza duke iu përgjgijur pyetjes së deputetit Zyba tha se nuk është kompetencë e ministrisë që ai drejton për të shkëputur kontrata.

Sipas tij kjo  është përgjegjësi e Organizatave Buxhetore .

“Unë si ministër i Financave e di që secila organizatë buxhetore është përgjegjëse për buxhetin e vet, Ministria e Financave nuk e ka të drejtën për të shkëputur kontrata sepse është përgjegjësi e secilës Organizatë Buxhetore edhe për kontrata edhe për punësime. Ne vetëm bëjmë ndarjen e buxhetit”, ka thënë Hamza. EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0