Zvicëra partner kryesor i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik

Zvicëra partner kryesor i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka thënë se shteti i Zvicrës është një ndër partnerët më të mëdhenjë bilateral të Kosovës në rrugën e saj për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Zvicra është partneri i tretë më i madh bilateral i Kosovës. Qeveria zvicerane është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën që të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë”, tha Labet.

Këto komente ai i bëri gjatë lanësimit të fazës së dytë të projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat “i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Aty u tha se qëllim kryesor i projektit në Kosovë, është të sigurojë rritje të punësimit të qëndrueshëm dhe fitimprurës për të rinjtë në Kosovë, që arrihet përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,  të cilat veprojnë në sektorë ekonomikë gjithëpërfshirës dhe të mirë organizuar.

Sektorët me fokus të  projektit janë, ushqimi, përbërësit natyralë dhe turizmi, përmes të cilave parashihet  krijimi i vendeve të reja të punës dhe nxitja e konkurrueshmërisë së NMV-ve.

Projekti PPSE implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest. Swisscontact është fondacion i pavarur me seli në Cyrih, Zvicër.  Kjo organizatë kontribuon për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat ekonomike, sociale dhe të mjedisit. Në Kosovë është i pranishëm që nga viti 2001.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0